Futboll La Liga Sport

E BUJSHME/ Një tjetër SIMEONE tek skuadra e Atletico Madrid, kushton…

Skuadra e Atletico Madrid synon të sjellë në radhët e saj sulmuesin 23-vjeçar Giovanni Simeone, që është djali i trajnerit Diego Simeone. Lajmin e ka konfirmuar e përditshmja spanjolle “AS”, sipas së cilës skuadra madrilene ka nisur bisedimet me Fiorentinën (39 ndeshje e 15 gola deri më tani me ekipin vjollcë), për të marrë sulmuesin e ri argjentinas, që për herë të parë është gumbulluar edhe në ekipin kombëtar për miqësoret që do të luhen në shtator.

Dhe natyrish tqë garant për këtë transferim ka dalë vetë trajneri Diego Simeone, që e njeh djalin e tij dhe aftësitë e tij më shumë se kushdo tjetër. Por vështirë se ky transferim mund të realizohet këtë verë, apo edhe në janar, ndaj po punohet që kalimi i sulmuesit 23-vjeçar të kryhet verën e ardhshme. I riu argjentinas kërkohet edhe nga skuadra e Tottenham në Premier League, ndërkohë që vlera e tij është 40 milionë euro.

Related posts

E FUNDIT/ Anglia luan ndaj Islandës në Shqipëri? E zbulon BBC. Fajin e ka… Danimarka

Delo.autor

Arsenal-Hysaj, oferta spektakolare! Kjo është shifra më e lartë në histori për një shqiptar

Sadik.Autor

Tha se as Ronaldo nuk i shënonte dot, “portierin” e turpëron modelja bukuroshe (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment