Futboll Seria A Sport

U NERVOZUAN SHUMË/ MOTRA E RONALDOS tregon përse CRISTIANO është më i mirë se…(FOTO)

Klani i Ronaldo nuk pajtohet me faktin që Luka Modric u zgjodh “futbollisti i vitit” nga UEFA. Portugezi “protestoi” duke bojkotuar ceremoninë në Montecarlo, ndërsa menaxheri i tij Mendes dhe drejtori i Juventus, Marotta deklaruan se “CR7” ka qenë më rezultativ se kroati.

Këtë herë ka ardhur një zë i tretë, nga Katia Aveiro, motra e Cristiano, që në “Instagram” ka shfaqur zemërimin e saj nëpërmjet shifrave.

“Gjithçka është e qartë, secili mund të nxjerrë konkluzionet e tij,” – shkruan portugezja në krah të një foto ku tregohet golat dhe asiste e dy futbollistëve.

15 gola në 12 ndeshje dhe tre asiste për Ronaldo, që është zgjedhur katër herë “futbollisti më i mirë i ndeshjes”, ndërsa në 11 ndeshje, Modric ka shënuar vetëm 1 gol dhe ka dhënë 1 asit. Asnjëherë nuk është zgjedhur lojtari i ndeshjes.

Related posts

FUTBOLLI NË ZI/ Vdes trajneri që mban Rekordin Botërorë për drejtimin e më shumë skuadrave… (FOTO)

Delo.autor

ZGJEDHJET E FSHF-SË DHE FINALJA/ Ekspertët e UEFA-s takim me kryeministrin Rama

Delo.autor

LUAJTI 248 NDESHJE ME BAYERNIN/ Ish-mbrojtësi brazilian vijon të mahnisë me fizikun edhe 45 vjeç (FOTO+VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment