Futboll Seria A Sport

ROMA “provokon “BARCELONËN/ Presim duartrokitje për MANOLASIN në “BERNABEU”

Roma dhe Barcelona asesi të gjejnë paqe mes vete. Fillimisht klubi italian e eliminoi Barcelonën nga Liga e Kampionëve me një rikthim fantastik nga 1-4 në 3-0. Golin e fitores për Romën e shënoi qendërmbrojtësi grek Kostas Manolas.

Ndërkohë gjatë afatit kalimtar veror Barcelona u hakmarrë duke ia marrë nga dora Romës sulmuesin brazilian Malcom. Telenovela Roma – Barcelona po vazhdon edhe në rrjetet sociale. Pas hedhjes së shortit në Ligën e Kampionëve, Roma ka reaguar duke ngacmuar katalaansit.

Klubi italian nëpërmjet ‘Twitterit’, ka publikuar golin e Kostas Manolas me një mbishkrim interesant.

“Presim duartrokitje para ndeshjes në Santiago Bernabeu për këtë njeri”, ka shkruar Roma duke iu referuar Manolasit. Kjo ka bërë që ky postim i Giallorosëve të shpërndahet jashtëzakonisht shumë, dhe është një tjetër ngacmim për Barcelonën.

Ata që kanë shpërndarë më së shumti postimin kanë qenë tifozët e Realit, klub rival me katalunasit.

Related posts

TRONDITET FUTBOLLI/ “YLLI” I REALIT rezultoi POZITIV me doping në FINALEN E CHAMPIONSIT me…

Isa.Autor

“TËRBOHEN” TË GJITHË ME KËTË PAMJE/ Juventus bëhet gati për prezantimin: Po vjen… (VIDEO)

Delo.autor

Jo vetëm “sherre”/ Balotelli futet në histori për…

Q.Autor

Leave a Comment