Futboll Seria A

Brozovic bën gati ‘valixhet’, Interi ia ofron Sevillas

Interi i kanë ofruar Sevillas mesfushorin Marcelo Brozovic. Sipas Sky Sport Italias, kroati nuk po arrin të gjejë pozitën e tij më të mirë te zikaltërit dhe klubi spanjoll është një mundësi.

Ai është i pëlqyer edhe nga Vincenzo Montella dhe me kushtet eFinancial Fair Play, klubit italian i duhet ta shesë atë për të rritur fondet.

Negociatat janë në fazën fillestare, por profili i Brozovicit është i pëlqyer nga Sevilla.

25-vjeçari ka kontribuar duke shënuar tre gola në këtë sezon dhe ka dhuruar një asistim në 14 ndeshje në Serie A këtë sezon, shumica duke u inkuadruar nga banka rezervë.

Vlen të theksohet se për lojtarin gjatë verës kishin shfaqur interesim edhe disa skuadra të mëdha angleze.

Çmimi i tij është rreth 25 milionë euro.

Related posts

E PABESUESHME! Matuidi mposht Ronaldon në sfidën e karantinës (VIDEO)

Delo.autor

ZBULOHEN PRAPASKENAT BEFASUESE/ Maksi Lopez ka marrë ofertë nga mafia për t’u hakmarrë ndaj…

Delo.autor

GATI SHKARKIMI/ Përgatitja e derbit si “provincial”, GABIM FATAL I GATTUSOS

Isa.Autor

Leave a Comment