Futboll Sport

TIRANA i plotëson dëshirën ZE MARIAS, bardhelutë bëjnë biznes me MILANIN

Ze Maria deklaroi përpara ndeshjes me Teutën se Tirana mund të luftonte për titullin kampion vetëm nëse siguronte një sulmues qendre dhe një krahu. Dhe bardheblutë i kanë plotësuar njërën prej dëshirave të tij.

24-herë kampionët e Shqipërisë kanë firmosur me sulmuesin 27-vjeçar nigerian Nnamdi Oduamadi. Mesfushori anësor ka qenë pjesë për një kohë të gjatë e Milanit. Dhe krueqytetasit kanë bërë një goditje të rëndësishme në merkato në ditën e fundit të përfundimit të merkatos në të gjitha logat europiane. Ai do të mbërrijë javën e ardhshme në Shqipëri për t’u formalizuar si përforcimi më i ri i Tiranës.

“Një perforcim me shumë vlera për skuadrën bardheblu. Sulmuesi nigerian ka firmosur sot në Milano kontratën që e bën zyrtarisht pjesë të Tiranës. Drejtori Ekzekutiv Hektor Çomo ka finalizuar me sukses në transferim mjaft të rëndesishëm. Oduamadi ka qenë për 8 vite futbollist i Milanit ndërkohe që ka provuar edhe disa aktivizime në skuadra te Serise B në Itali si i huazuar.

Sezonin e fundit ai ka qene pjese e skuadrës kuqezi ndërkohë që me perfundimin e kontrates ne Korrik, ka firmosur transferimin në Shqipëri. 27-vjeçari do të mbërrijë në Tiranë javën e ardhshme dhe pasi të kryejë analizat mjekësore do të vishet bardheblu. Oduamadi ka firmosur një kontratë per dy vite bardheblu.”

Related posts

KRIZA TEK KAMPIONËT E FRANCËS/ PSG i duhen 70 milionë euro, ja dy yjet që do të sakrifikohen

Delo.autor

SHKAKTOI TRAZIRA/ Dy vjet e gjysmë BURG, tifozi paguan për ngjarjet në LIVERPOOL (VIDEO)

Isa.Autor

MORATA E PRANON/ E mendova kthimin në SERIE A, doja të luaja me skuadrën e…

Isa.Autor

Leave a Comment