Futboll

Marrëveshja e re, arbitra nga Finlanda në Kategorinë Superiore

Federata Shqiptare e Futbollit ka bërë me dije në një njoftim për mediat se ka arritur marrëveshjen me federatën e Finlandës për shkëmbimin e arbitrave në ndeshjet e kampionateve përkatës. Më parë një marrëveshje e tillë është firmosur me Federatën e Luksemburgut dhe të Maltës.

Njoftimi i FSHF-së

Pas Luksemburgut dhe Maltës, së fundmi Federata Shqiptare e Futbollit ka arritur një marrëveshje bashkëpunimi me homologen e saj në Finlandë në lidhje me shkëmbimin e arbitrave në ndeshjet respektive.

Por jo vetëm në këtë pikë. Sipas asaj që bën me dije Sektori i Arbitrimit në FSHF, shkëmbimet e arbitrave me përvojë, si dhe ata të talenteve do të gjykojnë në takime të veçanta në Superiore dhe në Kategorinë e parë dhe anasjelltas. Po kështu edhe treshe tona të gjykimit do të arbitrojnë në ndeshje të kampionatit finlandez, në momentin që ai do të nisë. Po kështu, kurset e trajnimit, do të planifikohen nga ana e të dy federatave për arbitrat e rinj. Në momentet oportune dhe të volitshme, FSHF do të kërkojë arbitra nga Finlanda për ndeshje të rëndësishme në Kategorinë Superiore dhe të Parë, si në këtë sezon, ashtu edhe në sezonin e ardhshëm

Related posts

KORONAVIRUSI/ Sulmuesi Sadiku: Në Spanjë COVID-19 nuk u mor seriozisht, unë dhe të tjerët talleshin në…

Delo.autor

Spalletti: Inter ka nevojë për blerje të tjera

Sadik.Autor

WOLVES-MANCHESTER UNITED/ “Djajtë e Kuq” kalojnë në avantazh, shënon McTominay

Delo.autor

Leave a Comment