Futboll Sport

JAVA 3/ Kryesuesit përplasen në Korçë, Laçi do pikë ndaj Skënderbeut

Skënderbeu – Laçi, ishte pikërisht kjo sfidë që shënoi startin e sezonit të ri për Superkupën e Shqipërisë, e luajtur me 12 gusht dhe e fituar me përmbysje 3-2 nga korçarët me të gjithë golat të shënuar në pjesës e dytë. 19 ditë më vonë vjen përplasja e dytë sezonale, e cila çel javën e tretë të Superiores.

Takimi, që luhet në orën 19:45, vë përballë vendin e parë dhe të dytë në renditje dhe jo rastësisht kampionët në fuqi dhe kurbinasit e kanë nisur sezonin me këmbën e duhur.

3 fitore në 3 ndeshje në total për Orges Shehin, një humbje, një barazim e më pas një fitore për Artan Mërgjyshin. Takimi i radhës në Korçë premton të tjera emocione, me vendasit që mbeten favoritë për të triumfuar, por pa i besuar shumë një skuadre që di të ringrihet edhe në ditët më të vështira e që aplikon një lojë kompakte dhe cinike. Për Skënderbeun, çdo rezultat tjetër, veç fitores, do të konsiderohej dështim, nga ana tjetër, Laçi do të kënaqej edhe me një pikë, megjithëse synimi kryesor është të befasojnë në këtë transfertë të vështirë, ku ekipet më të mira të Superiores e kanë thuajse të pamundur të shmangin humbjes.

Related posts

500 milionë të shpenzuara nga Guardiola dhe sërish buzë greminës në Champions

Sadik.Autor

“PLESHTI” KËRKON LARGIMIN NGA “CAM NOU”/ Menaxheri i parë i Messit: Ja shanset që ka Bacelona, Inter dhe Manchester City

Delo.autor

COPPA ITALIA/ Juventus shkon në finale. Pas Champions dhe Europa League, Inter jashtë Kupe

Delo.autor

Leave a Comment