Futboll Sport

DUAN TË SURPRIZOJNË/ Trajneri i Kosovës publikon listën për LIGËN E KOMBEVE (FOTO)

Trajneri zviceran i Prishtinës, Bernard Challandes ka publikuar sot listën prej 24 futbollistësh, që do të grumbullojë për dy ndeshjet e Ligës së Kombeve, që do të luajë më 7 dhe 10 shtator.

Nuk ka asnjë surprizë në listën e teknikut zviceran, që ka konfirmuar lojtarët që pati edhe gjatë grumbullimit të qershorit, ku luajtën edhe miqësoren ndaj Shqipërisë.

Futbollistët do të grumbullohen në Prishtinë, më 3 shtator, ku do të qëndrojnë dy ditë dhe më pas do të udhëtojnë për në Baku, ku do të ndeshen me Azerbajxhanin më datë 7 Shtator.

Vetëm 3 ditë më vonë Kosova do të luajë ndeshjen e parë zyrtare në shtëpinë e saj, pasi në stadiumin e sapondërtuar “Fadil Vokrri” të Prishtinës, do të presë Ishujt Faroe.

Related posts

SUPER SFIDA NDAJ VLLAZNISË/ Udhëzimet e Shehit, nuk do të shohë një Tiranë si në derbi

Delo.autor

“KURORËZIMI” I PARTIZANIT NË KAMPIONAT/ Olsi Rama: Ja kur kuptova se mund të fitonim titullin

Delo.autor

NUK PYESIN PËR KORONAVIRUSIN/ Shikoni si tifozët e Lazios karikojnë skuadrën përpara sfidës ndaj “Zikaltërve”… (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment