Futboll Sport

Son shmang ushtrinë/ Koreja e Jugut mposht Japoninë në finalen e Lojërave Aziatike

Son-Heug-min i Tottenham do të shmangë shërbimin ushtarak për Korenë e Jugut pasi arriti të ndihmonte vendin e tij të mposhte Japoninë në finalen e Lojërave Aziatike.

Një medalje ari në këtë kompeticion, bashkë me një podium në Olimpiadë, është mënyra e vetme automatike për një futbollist të Koresë së Jugut për të shmangur ushtrinë.

Ndeshja ndaj Japonisë shkoi me kohë shtesë përpara se Lee Seungwoo dhe Hwang Hee Chan kaluan në avantazh të dyfishtë Korenë.

Son nuk e ka kryer shërbimin dyvjeçar ushtarak dhe pritej të thirrej nga vendi i tij pasi nuk kishte arritur të fitonte një finale.

Por fitorja në finale i dha të gjithë skuadrës mundësinë për të refuzuar shërbimin ushtarak. Tani Son mund të vazhdojë karrierën e tij te Tottenham, aty ku korrikun e kaluar firmosi një kontratë pesëvjeçare.

Related posts

BOTËRORI 2022/ Ndizet sfida në “Elbasan Arena”, Bajrami tenton të realizojë një SUPER GOL ndaj Hungarisë (VIDEO)

Delo.autor

E BUJSHME/ Jo vetëm Calhanoglu tek Interi, ja top-goditjet e tjera falas të Marotta-s…

Delo.autor

MOVIOLA E DINAMO-VLLAZNIA/ Hamiti toleron dy ndërhyrje të rënda (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment