Futboll Seria A Sport

ZBULOHET E VËRTETA/ Ja përse RONALDO vendosi në fund të mos ikte në ceremoninë e UEFA

Cristiano Ronaldo vendosi që të mos merrte pjesë në ceremoninë gala të UEFA-s, ku u dhanë disa çmime me rëndësi për futbollistët evropianë për shkak të presidentit të Realit, Florentino Perez.

Ylli portugez, që këtë verë u bë pjesë e Juventusit, vendosi në momentet e fundit të mos udhëtonte drejt Montekarlos. Dhe kjo sepse ai kishte dëgjuar se numri 1 i “galaktikave” e kishte shtuar presionin ndaj institucionit numër 1 të futbollit evropian, që çmimin e “Lojtarit më të mirë të vitit” t’ia jepte Luka Modric-it. CR7 fitoi çmimin “Sulmuesi i Vitit “ nga UEFA, por kjo ishte shumë pak për të.

Pavarësisht vlerësimit për portugezin, Perez nuk mund të lejonte sipas gazetës italiane “Tuttosport”, që ky çmim i rëndësishëm t’i jepej një lojtari që nuk luan me “Galaktikët”. Për këtë arsye ai e shtoi presionin te UEFA. Sigurisht që kjo gjë e shton edhe më shumë mërinë e sulmuesit ndaj ish presidentit të tij.

Ky vendim solli debate të mëdha me menaxherin e lojtarit të Juves, Jorge Mendes, që e quajti qesharak. Ndërsa tekniku i ri i Realit, Julen Lopetegui u shpreh se vendimi për t’ia dhënë kroatit çmimin ishte i drejtë.

Edhe presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin, reagoi në lidhje me moshkuarjen e CR7-ës në këtë ceremoni.

“Pse nuk erdhi Ronaldo? Vetëm Ronaldo e di, duhet ta pyesni. Ne prisnim që ai të vinte, por pak orë para nisjes, Juve na njoftoi se nuk do të vinte. Dua ta them vetëm një gjë: 55 gazetarë dhe 80 trajnerë votuan, e ata e përcaktuan fituesin dhe rezultati final duhet të pranohet”, përfundoi Ceferin.

Related posts

Wenger-it nuk ia ‘ndjen’ për Sanchez, preferon shkëmbimin me Mkhitaryan

Q.Autor

Milan nuk kualifikohet në Champions, nis “fshesa” te kuqezinjtë

Sadik.Autor

SËRISH DYLUFTIM KHABIB-MCGREGOR?/ Agjenti zbulon planet e rusit

Isa.Autor

Leave a Comment