Futboll Sport

E MASAKRUAN/ Mbappe ndëshkohet me karton të kuq: Do ta bëja përsëri

Ylli i Paris Saint-Germainit, Kylian Mbappe, e ka pranuar se duhet të mësojë ta kontrollojë temperamentin e tij por ai nuk është penduar për shtyrjen e Teji Savanierit, për të cilin u ndëshkua me karton të kuq në ndeshjen të PSG-së kundër Nimes.

19-vjeçari e shënoi golin e tretë të PSG-së i cili e dërgoi skuadrën e tij përsëri në avantazh. Nimesi kishte arritur ta barazojë rezultat në 2-2 nga rezultati 2-0. Megjithatë, në fund të ndeshjes e cila përfundoi me rezultat 4-1, Sanavieri i bëri një ndërhyrje të keqe Mbappe, i cili reagoi duke e shtyrë atë. Që të dy u ndëshkuan me karton të kuq.

Francezi tha se ai nuk mund ta tolerojë më trajtimin fizik që mori nga lojtarët e Nimesit.

“Është thjesht një grumbullim i gjërave. Ky është futbolli. Unë duhet të mësoj se kur luan në një klub si ky, t’i lësh gjërat të shkojnë sepse kjo gjë po më ndodhë cdo javë. Nëse mërzitem për ndërhyrje çdo javë, atëherë do të marrë shumë kartonë të kuq”, ka thënë Mbappe.

“Jo, nuk jam penduar. Edhe nëse do të përsëritej, do ta bëja sërish. Dua t’i kërkoj falje tifozëve dhe të gjithëve sepse unë nuk mund t’i tolerojë gjërat e tilla”.

Related posts

Juventusi ka një propozim të ri për Milanin për të arritur tek Bonucci (DETAJE)

Isa.Autor

PASI U BË KAMPION I PADISKUTUESHËM/ Khabib tërhiqet nga UFC me 29 fitore e asnjë humbje

Delo.autor

FITORE E MERITUAR/ Nuk di të ndalet, Kukësi mposht Dinamon dhe merr kreun

Delo.autor

Leave a Comment