Futboll Premier League Sport

SFIDA MANCHESTER CITY-TOTTENHAM/ Guardiola dhe Conte “zihen” se kush është trajneri më i mirë

Pep Guardiola “u ledhatua” nga Antonio Conte në konferencën për shtyp, në prag të ndeshjes Manchester City-Tottenham. Trajneri italian tha se kolegu i tij është “trajneri më i mirë në botë”. Sidoqoftë, ish-trajneri i Barcelonës u përgjigj me diplomaci:

“Faleminderit shumë, por nuk jam më i miri. Kam mësuar shumë duke parë ekipet dhe lëvizjet e tij. Në klubet ku shkon mbështeten 100% tek ai dhe idetë e tij. Nëse edhe Tottenhami e bën këtë, do të jetë i suksesshëm. Në sezonin tim të parë në Angli ishte e vështirë kundër tij.

Antonio bëri gjëra të mëdha në stolin e Juventusit, Interit dhe Chelsea. Ai ka ndryshuar shumë gjëra, edhe kombëtarja italiane luajti shkëlqyeshëm me të. Kam respekt të jashtëzakonshëm për Conte. Ndikimi i tij në Premier League ishte gjithashtu i dukshëm.

Shumë skuadra kanë filluar të luajnë me modulin e tij në mbrojtje. Ai ka ndryshuar shumë ekipe, fitoi titullin në Premier League në mënyrë fantastike. Ka lënë gjurmë në këtë kampionat”.

Related posts

Sadiku rikthehet në stërvitje, ja si duket sot pasi frakturës në hundë

Q.Autor

“MË DËRGONTE FOTO NUDO KUR ISHTE I LIDHUR ME SHAKIRËN”/ S*ksbomba braziliane i “nxjerr të palarat” Pikesë

F.autor

MERKATO/ Chelsea synon Dembelen si zëvendësues të Hazardit

Q.Autor

Leave a Comment