Futboll Sport

Kampionati Holandez/ Ajaxi i jep leksion Vitesses, Huntelaar kap Koeman

4 gola për 3 pikë dhe vendin e 2-të në fitoren e 5-të në 8-të ndeshje zyrtare për Ajaxin e Amsterdamit. Pokeri u arrit ndaj Vitesses në Arnhem dhe ishte humbja e parë e vendasve në kampionat nën drejtimin e Slutsky’t që nuk e coi dot skuadrën në grupet e Europa League.

Ky ishte suksesi i parë i miqve pas kualifikimit në grupet e Champions League, objektiv për të cilin zbritën në fushë nga fundi i korrikut dhe eleminuan 3 kundërshtarë. 19 minuta iu deshën nënkampionëve për të vendosur fatin e sfidës.

Ziyech, Huntelaar dhe Tadic shënuan 3 golëshin e parë më të shpejtë të miqve në 23 vitet e fundit. Në pjesën e dytë veterani Huntelaar e shënoi dy herë golin e 4-t, por i pari u anulua nga teknologjia për pozicion jashtë loje.

Me dy golat në Arnhem, ai shkoi në kuotën e 126 të tillëve në kampionatin holandez, duke arritur mes të tjerëve edhe trainerin aktual të tulipanëve, Koeman.

Related posts

SFIDA CHAMPIONS NDAJ QARABAG/ “Demat” publikojnë çmimet e biletave, ja sa do të kushtojë

Delo.autor

BAYERN – HOFENHAIM/ Shënohet goli i parë në Bundesligë, një gjerman zbllokon sfidën (VIDEO)

Isa.Autor

“INJORON FISHKËLLIMAT”/ Pique: Urrejtja më motivon akoma edhe më shumë!

Delo.autor

Leave a Comment