Futboll Seria A

Cassano: Në Serinë A luajnë vetëm 3 kampionë

Antonio Cassano nuk luan për asnjë ekip, por e quan veten ende futbollist dhe thotë se është në formë dhe mirëpret një ofertë interesante për t’u rikthyer. Ish sulmuesi i Interit, Romës e Realit të Madridit theksoi se vijon të stërvitet rregullisht me 2 seanca dhe se ka peshën ideale për t’u rikthyer sërish në fushë.

“Stërvitem rregullisht sipas programit që më ka bërë ish përgatitësi im atletik. Thuajse gjithmonë në orën 08:30-09:30 dhe 14:30-16:00 jam në fushë duke u stërvitur. Jam gati të rikthehem, por vetëm nëse do të më vijë ndonjë mundësi emocionuese. Jam 85 kilogram, po aq sa isha kur mora pjesë në botërorin e Brazilit”, u shpreh Cassano.

Immobile, Icardi, Higuain, Dzeko e Mertens, janë sulmuesit që po shkëlqejnë në Serinë A, por Cassano nuk ka dyshime mbi faktin se cili prej tyre është më I mirë.

“Pa asnjë dyshim që është Higuain. Madje në këndvështrimin tim, në Serinë A ka vetëm 3 kampionë dhe ata janë Buffon, Pjaniç dhe Higuain”, deklaroi Antonio Cassano.

Related posts

Juve pranë revolucionit, largohen “big-ët”

Sadik.Autor

ANDRE SILVA “ABONOHET” ME GOLIN/ Ylli portugez ndëshkon Wolfsburg me një goditje nga… (VIDEO)

Delo.autor

STATISTIKAT/ Nuk ndodhte që nga 2009, Ronaldo shkon në gjashtë ndeshje pa shënuar

Delo.autor

Leave a Comment