Futboll Premier League Sport

Lukaku i jep frymëmarrje Mourinhos/ Watford “thyen” Tottenham me përmbysje

Manchester United më në fund ka parë dritë në fund të tunelit teksa ka mposhtur Burnley në Turf Moor me rezultatin 2-0. Të besuarit e Mourinho-s nuk kanë dashur të bëjnë një tjetër hap fals pas dy humbjeve radhazi dhe kanë reaguar shumë mirë ndaj një kundërshtari të vështirë.

Ishte Romelu Lukaku ai që zhbllokoi rezultatin pas një kombinimi me Alexis Sanchez, i rikthyer në formacionin e Djajve. Pak përpara se të përfundonte pjesa e parë Lukaku dyfishon rezultatin dhe kompleton dopietën e tij të parë për këtë sezon me United. Por pjesa e dytë kishte incidente pa fund.

Duke filluar nga penalltia e humbur e Pogba dhe kartoni i kuq i Marcus Rashford pak më vonë pas një përplasjeje me një prej mbrojtësve të Burnley. Gjithsesi United nuk e kishte problem të ruante rezultatin në minutat e mbetura duke u rikthyer te fitorja.

Ndërkohë Tottenham, megjithëse ka dominuar ndeshjen gjatë 60 minutave të para duke gjetur edhe golin eavantazhit pas autogolit të Docoure, i rrëshkiti loja nga dora që pas golit të barazimit të Deeney duke pësuar edhe një gol tjetër nga Cathcart. Të besuarit e Pochettino-s kishin një ecuri të përsosur por e cila është thyer nga Watford, që arrin fitoren e 4-t në katër ndeshjet e para.

Related posts

SFIDA FINALE E KUPËS ME TIRANËN/ Trajneri Gjoka: Finalet luhen për t’u fituar, jo për spektakël…

Delo.autor

SPALLETTI “FËRKON DUART”/ Nainggolan lë pas dëmtimin, grumbullohet për sfidën ndaj Genoas

Isa.Autor

Negociatat për rinovimin janë të pasuksesshme, Tottenham nxjerr në shitje yllin për 50 mln €

Sadik.Autor

Leave a Comment