Futboll

320 policë të angazhuar, ja masat për ndeshjen Shqipëri-Norvegji

Policia e Elbasanit ka marrë masa për zhvillimin sa më normal të ndeshjes ndërkombëtare të futbollit, nëpërmjet Shqipërisë dhe Norvegjisë.

Masat organizative konsistojnë në drejtim të sigurimit të rendit dhe qetësisë publike para, gjatë dhe deri në përfundim të ndeshjes miqësore. Ja njoftimi përkatës i drejtorisë vendore të Policisë së Elbasanit: “Duke filluar nga ora 15:00 , datë 26.03.2018, ju bëjmë me dije se:

Nuk do të lejohet qarkullimi i mjeteve në rrugën “Kamber Sejdini”, nga kryqëzimi i Bulevardit “Qemal Stafa” deri te kryqëzimi i “Tapetave”. Nuk do të lejohet qarkullimi i mjeteve në Bulevardin “Aqif Pasha”, bulevardi “Qemal Stafa”.

Krahu i djathtë i stadiumit do të përdoret për parkimin e autobusëve të ndryshëm, që vijnë të organizuar me tifozë. Vend-parkimet e mjeteve të UEFA-s, të mjeteve të tifozëve miq, si dhe vend-parkimet me autorizim do të jenë para sheshit të stadiumit. Bulevardi “Qemal Stafa” dhe Unaza e Qytetit do të përdoren për qarkullimin e mjeteve.

Rrugë-kalimi nga Kryqëzimi i Tapetave, ish-konservimi deri në dalje, në unazë dhe në spitalin rajonal të Elbasanit do të shfrytëzohen për emergjencat, që mund të lindin gjatë zhvillimit të këtij aktiviteti. Lëvizja e mjeteve të ekipit vendas dhe të huaj do të bëhet në rrugën “Lulet”-Posta-Bashkia-Stadium e kthim.

Lidhur me ndeshjen, do të angazhohen 320 punonjës policie nga Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan, Komisaraitet, Stacionet Policore vartëse të saj, Forcat e Posaçme “Shqiponja” dhe FNSH-ja. Do të merren masa për mbylljen e lokaleve që funksionojnë brenda rrethimit, ku do të vendosen shërbimet e policisë.
Të gjithë sportdashesit, që do të marrin pjesë në këtë aktivitet, të jenë të pajisur me biletë dhe me kartë identiteti dhe të mos kenë me vete:
a) sende të forta
b) shishe (të çfarëdolloji)
c) fishekzjarre
d) monedha apo metale (të çfarëdolloji)
e) çelësa të ndryshëm
Në hyrje të stadiumit do të kontrollohen të gjithë sportëdashësit. Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan iu kërkon qytetarëve që të minimizojnë më datë 26 mars 2018 lëvizjen e tyre me automjete brenda qytetit të Elbasanit, çka do të sillte një ndihmesë të madhe në zhvillimin sa më normal të këtij aktiviteti”.

Related posts

SHOKOHET ROMA/ Mesfushori francez largohet nga verdhekuqtë dhe firmos me spanjollët…

Isa.Autor

BUZËQESH PANUCCI/ Asist fantastik i Memushajt, Peskara fiton e rrëmben vendin e parë (VIDEO)

Isa.Autor

RREGULLORJA/ Arbitrat vepruan drejt, shpjegimi specifik i golit të yllit Mbappe kundër Spanjës (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment