Futboll Sport

ZYRTARE/ Yaya Toure bëhet me klub të ri, pritet si HERO në kampionatin…

Ish-mesfushori i Manchester Cityt, Yaya Toure, i është ribashkuar klubit grek, Olympiakos, si lojtar i lirë të dielën, ku është pritur si hero nga tifozët. Olympiakosi njoftoi përmes një komunikate në Twitter se mesfushori veteran i Bregut të Fildishtë i është bashkuar skuadrës.

Agjenti i Yaya Toures, Seluk, kishte zbuluar të martën në mbrëmje se klienti i tij i kishte kaluar me sukses testet mjekësorë në Londër, duke i nxitur kështu spekulimet se ai do t’i bashkohej një klubi të Londrës si transferim i lirë.

Megjithatë, tani dihet edhe zyrtarisht se Toure do ta vazhdojë karrierën e tij në Olympiakos, ku kishte luajtur gjatë vitin 2005. Ai e kishte fituar ligën dhe kupën e Greqisë, para se të transferohej në Monaco pas Kupës së Botës të vitit 2006.

35-vjeçari besohet se do të fitojë rreth 2 milionë euro në vit në klubin e tij të ri.

Toure ishte në skuadrën e Manchester Cityt deri sezonin e kaluar, por atij nuk iu vazhdua kontrata kështu që periudha tetëvjeçare në City erdhi në përfundim. Agjenti i tij ia ofroi një numër të madh të klubeve të Premierligës mundësinë e transferimit të klientit të tij, megjithatë asnjë nga to nuk shprehi interesim.

Related posts

SYNON PËRFORCIME TË MËDHA/ Sheiku i PSG ofron 50 milion euro për yllin e “Kuqezinjve”…

Delo.autor

Ndërron jetë legjenda e Tottenham, vuante nga tumori në tru

Isa.Autor

E BUJSHME/ MILANI I MADH po rikthehet, SULMUESI brazilian më pranë “DJALLIT”

Isa.Autor

Leave a Comment