Futboll Sport

Rashica në mbështetje të Mustafit/ SHQIPTARI “çmend” serbët me postimin e fundit (FOTO)

Shkodran Mustafi mundi të shënojë sot golin e parë me ekipin e Arsenalit. Këtë moment mbrojtësi e ka festuar duke bërë shqiponjën ndërkohë që vraponte ndaj asistuesit, Granit Xhaka. Ky veprim është komentuar gjatë, madje është thënë që Mustafi mund të dënohet lidhur me veprimin e fundit.

Në mbështetje të mbrojtësit ka dalë, Milot Rashica. Ky i fundit shënoi golin e fitores ditën e djeshme, duke i dhuruar tre pikën werder Bremenit. Edhe Rashica ka festuar në të njëjtën mënyrë si Mustafi, me shqiponjë.

Këtë moment, lojtari kosovar e ka postuar në llogarinë e Instagram, si për ti thënë Msutafit se nuk ka bërë asnjë gabim, përkundrazi, shqiponjën dykrenare e ka bërë dhe ai pak orë më parë dhe se ndaj tij nuk pritet të merret asnjë vendim, pasi ishte një festim më se normal.

Related posts

Barcelona drejt “divorcit” me portugezin Andre Gomes

Q.Autor

MANCHESTER CITY-SCHALKE/ “Vendasit” dyfishojnë shifrat, shënon Aguero

Delo.autor

DRITË NË FUND TË TUNELIT PËR MILAN/ Epoka Gazidis fillon me dy blerje të bujshme

Isa.Autor

Leave a Comment