Futboll La Liga Sport

Valverde e përjashton SUPER LOJTARIN: Klubet e Serisë A, gati të përfitojnë

Jashtë listës së të grumbulluarve: pas një vere të kaluar duke pritur ofertën e duhur, me transdferimin te Betis që është prishur në fund, Rafinha nuk ka qenë pjesë e listës së lojtarëve të grumbulluar nga Valverde për ndeshjen e luajtur kundër Huesca, e fituar 8-2 nga katalanasit.

Ky është një tregues e asaj që e pret lojtarin brazilian në muajt e ardhshme. Pavarësisht se trajneri i Barçës ka thënë më shumë se një herë për rëndësinë që duhet të ketë ish-interisti në prohketin e tij, Rafinha ka shumë mundësi të largohet nga “blaugranat” në merkaton e janarit, me përjashtim të ndonjë ndryshimi në muajt e ardhshëm.

Një mundësi kjo edhe për skuadrat italiane, siç ka qenë janarin e kaluar për zikaltrit. Rafinha ka bërë disa paraqitje të mira me milanezët, duke treguar se është një lojtar shumë cilësor. por mesa duket nuk është kështu për Barcelona-n, të paktën deri tani.

Related posts

PRAPASKENAT E MERKATOS/ Gambiani i Partizanit shpëton për 1 minutë, ja manovra e “demave” për sulmues

Delo.autor

E BUJSHME/ Messi I Kërkon Barcelonës Transferimin E Yllit Të Liverpoolit

Isa.Autor

SPEKULIMET PËR LËVIZJEN TEK “LOS BLANCOS”/ Hazard: Pas Anglisë dëshiroj…

Delo.autor

Leave a Comment