Futboll Kombëtarja Sport

Lënia në stol e Gurit/ Trajneri i Ostendes: S’është lojtari që pamë në Shqipëri

Sindrit Guri nuk u preferua në formacionin titullar nga trajneri i Ostendes, Gert Verhejen në ndeshjen e fundit që skuadra e tij humbi ndaj St. Truiden me rezultatin 1-0. Sulmuesi shkodran u aktivizua në minutat e fundit të lojës. Kjo zgjedhje e trajnerit ka qenë disi e çuditshme, pasi në të gjitha takimet e mëparshme Guri është aktivizuar si titullar.

Në një prononcim për mediat belge, Verhejen, tregon edhe arsyet që e shtynë të merrte këtë vendim. “Unë desha të heq trysninë nga shpatullat e Gurit, pasi ky nuk është lojtari që ne kemi parë në Shqipëri. Ai qartësisht kërkon të mbajë shumë peshë mbi shpatullat e tij”, tregon trajneri.

Related posts

THEO IKËN NGA MILANI/ Sulmuesi i kuqezinjve “bekon” mbrojtësin: Të uroj fat

F.autor

“Kam nevojë për një dashnore”, ish-lojtari i Partizanit “shpërthen” në Krujë… (FOTO)

Isa.Autor

ËSHTË BËRË VIRALE/ Kapitenët përplasin vezët për të nisur topin e parë (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment