Futboll Sport

E PABESUESHME/ “Njeriu me një këpucë” fiton garën e Ligës së Diamantit (VIDEO)

Atleti kenian Conseslus Kipruto fitoi garën e 3000 metrave me pengesa të zhvilluar në Zyrih të Zvicrës e vlefshme për Ligën e Diamantit. Por e veçanta e kësaj gare është se atleti 23-vjeçar e mbylli garën me një atlete.

Që në xhirot e para Kipruto humbet atleten, por nuk e ndal garën dhe vendos të vazhdojë të garojë vetëm me një të tillë. Pavarësisht kësaj, atleti bën një paraqitje të mirë mirë, është gjithnjë mes të parëve dhe në fund arrin të triumfojë.

Për pasojë, pas garës, ai mori nofkën “njeriu me një këpucë” dhe fitoi admirimin e të gjithë fansave zviceranë, që e duartrokitën gjatë dhe pas garës, duke e inkurajuar.

Related posts

PO SHKËLQEN NË KAPIONATIN ITALIAN/ Ja sa është rritur vlera e Gjimshitit tek Atalanta

Delo.autor

“DJALI I BABAIT”! Fjalët që prekën sedrën e Moratas, tani humb derbin me Realin e Madridit

Delo.autor

MILAN NË UDHËKRYQ/ 14 lojtarëve u skadon kontrata. Ja si paraqitet situata në kampin “Kuqezi”…

Delo.autor

Leave a Comment