Futboll Seria A Sport

Çështja MODRIC-INTER/ FIFA jep përgjigjen për të dyja klubet, PENALITET…

Tifozët e Inter mund të marrin frymë të lirë. Uefa ka marrë vendimin se nuk do të ketë asnjë penaltitet për klubin zikaltër lidhur me çështjen Inter-Modriç që ishte proklamuar nga Real Madrid. Sipas të përditshmes italiane Sportmediaset, Fifa ka njoftuar klubin “Meregnues” se nuk do të ketë asnjë sanksion karshi Inter për çështjen më të bujshme të merkatos.

Sportmediaset shkruan se Fifa ka marrë vendimin, për shkak se nuk ekzistojnë elementet e duhur që të hapet një hetim ndaj Interit. Kështupas hetimit, nuk rezulton që klubi nga Milano që të ketë thyer pikën 18 të rregullores së merkatos së futbollistëve. Akuzat e ngritura nga presidenti i Real Madrid, Florentino Perez janë konsideruar “të pabazuara në fakte”.

Mësohet se para marrjes së këtij vendimi, Uefa ka dëgjuar versionin e Interit, Real Madrid por edhe atë të lojtarit.

Kështu Inter mbyll këtë kapitull, ndërsa për Real Madrid sërish nuk është e mbyllur një herë e mirë kjo histori. Është e vërtetë që Modriç nuk u largua, por mesfushori kroat ende nuk ka firmosur rinovimin me madrilenët dhe ende nuk është i sigurt në “Bernabeu”.

Related posts

NDRYSHON LËKURË/ Inter i surprizon të gjithë, “Zikaltrit” prezantojnë fanellat e reja (FOTO)

Delo.autor

SPEKTAKËL në ‘Allianz Arena’/ Werderi barazon, Bayerni rikthen avantazhin

Q.Autor

MERRET VENDIMI NGA DISIPLINA/ FSHF dënon rëndë Malotën dhe përjashton përjetë lojtarin që dhunoi arbitrin

Delo.autor

Leave a Comment