Futboll Premier League Sport

TË FRIKSHËM DHE VRASËS/ Treshja bombastike e LIVERPOOLIT “në luftë” me…

Mo Salah, Sadio Mane dhe Roberto Firmino janë në luftë me mbrojtësit e Premier League, ka thënë ish lojtari Liverpool-it, Harry Kewell. Ekipi i Jurgen Klopp është në krye të klasifikimit me 4 fitore nga 4 ndeshje të zhvilluara deri tani në Premier League, dhe kjo ndodh për herë të parë.

Kewell që ka luajtur në Anfield nga viti 2003 deri në vitin 2008, beson në suksesin e klubit këtë sezon, madje e bazon në argumentin se pika e fortë është mesfusha-sulmi kërcënues.

“Salah,Firmino dhe Mane janë emocionues dhe po të shikosh edhe lojtarët që ka Klopp në stol… është e frikshme”-ka thënë Kewell.

“Ne gjithmonë flasim për Liverpool-in dhe mendojmë a ju duhet atyre një sulmues që realizon 30 gola në sezon? Sipas mendimit tim, Firmino ka qenë i jashtëzakonshëm. Punon shumë në pozicione me apo pa top, që e bën fantastik.

Më pas po të shikosh Mane dhe Salah, ata mund të krijojnë mundësinë në çdo moment, teksa duket se të dy kanë pak konkurrencë me njëri tjetrin, se cili shënon më tepër gola. Është thjesht e shkëlqyer.”

Gjithashtu ai ka folur për anën tjetër, duke thënë se Virgil van Dijk dhe Alisson mund të jenë çelësi i suksesit këtë sezon.

“Problemi që ka pasur Liverpool-i në sezonin e fundit ka qenë portieri, por Alisson ka qenë i shkëlqyer, pavarësisht gabimit të tij. Ndërsa Van Dijk duket që ka punuar shumë.”

Related posts

“KEMI PASUR SUKSESE”/ Pioli: Ja çfarë duhet të bëjë Milani për ta mposhtur Juventus

Delo.autor

Leo Messi i JASHTZAKONSHËM/ Ja rekordet e frikshme që ka vendosur në La Liga

Sadik.Autor

Ndodh edhe kjo/ Deputeti i PDK-së shikon ndeshjet e Botërorit në Kuvend (FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment