Futboll La Liga Sport

RRËFEHET MESSI/ “PLESHTI” tregon se çfarë bën DJALI i tij kur humb BARÇA

Lionel Messi ka zbuluar sesi i birit të tij, Thiagos, e di që pas çdo humbjeje duhet ta ruajë distancën dhe mos të flasë fare. Sulmuesi argjentinas foli për radion katalonase në një intervistë të gjatë, dhe tregoi sesi kohëve të fundit është përpjekur të bëhet më i qetë.

“Që prej lindjes së djalit tim të parë, jam përpjekur t’i trajtoj humbjet ndryshe, por prapëseprapë është e vështirë për mua kur humbasim. Po ashtu, e kam të vështirë ta mbajë kokën lart”, tha Messi.

“Dhoma e zhveshjes gjithmonë kërkon më shumë, për të folur me mua duhet të pritet për disa sekonda”, shtoi ai. Ai tha se tani edhe i biri i tij e kupton humbjen dhe e di se nuk duhet të flitet pas saj në shtëpi.

“Thiago tashmë e di këtë dhe vepron kështu. Pas humbjes nuk flasim. Ai e di që nuk duhet të flasim”, shpjegoi Messi.

Related posts

E BUJSHME NGA ITALIA/ Sampdoria liron Giampaolon të shkojë te Milani, ja lëvizjet në merkato

Delo.autor

PASI FITOI BETEJËN ME KORONAVIRUSIN/ Maldini është gati të qëndrojë te Milani, por me disa kushte

Delo.autor

FITORJA NDAJ PARTIZANIT PËR CONFERENCE LEAGUE/ Trajneri i Baselit: U përgjumëm pas golit të dytë

Delo.autor

Leave a Comment