Futboll La Liga Sport

Lopetegui injoron MESSIN/ Ne jemi REALI, të gjithë na kanë FRIKË, do të FITOJMË…

Trajneri i Real Madridit, Julen Lopetegui ka hedhur poshtë pretendimet e Leo Messit. Super ylli i Barcelonës ka deklaruar se madrilenët do të jetë më të dobët këtë sezon pas humbjes së shërbimeve të Cristiano Ronaldos.

Ky i fundit kaloi gjatë verës në radhët e skuadrës italiane të Juventusit për shumën prej 105 milionë eurove.

“Nuk do të polemizoj me askënd, ata që i njohin lojtarët e Real Madridit, e dinë se kush jemi”, tha shkurtimisht strategu për mediat spanjolle. I pyetur për çmimin e më të mirit të FIFA-s, Lopetegui ishte i sigurt se kush do ta fitojë në fund të vitit.

“Do t’ia jepja lojtarit tonë, Luka Modricit, e kam bërë shumë të qartë disa herë”, shtoi ai.

Ndryshe, Reali në sezonin e ri ka filluar si është më së miri, ku ka shënuar tri fitore në po aq ndeshje në sezonin e ri të La Ligës.

Related posts

CHRISTIAN OULISIC TURPËRON PIQUE/ Shikoni lëvizjen “magjike” të 20-vjeçarit (VIDEO)

Delo.autor

“Nëse Ronaldo transferohet te Juventusi, do publikoj fotot nudo”, bukuroshja shqiptare “çmend” rrjetin

Isa.Autor

SPECIALE/ Real Madrid, VIT i ri, por ZHGËNJIM i njëjtë!

Delo.autor

Leave a Comment