Futboll La Liga Sport

TOPI I ARTË/ Barça kundërshton FIFA-n: Nuk ka dyshim, MESSI është më i miri

Mungesa e Leo Messit në mesin e tre finalistëve të çmimit “The Best”, publikuar nga FIFA, ka befasuar shumë. Barcelona e pretendoi mbretërimin e yllit të vet argjentinas përmes rrjeteve sociale, duke kundërshtuar në këtë mënyrë përzgjedhjen e qeverisë botërore të futbollit.

Është hera e parë që Leo Messi qëndron jashtë listës përfundimtare të këtij çmimi për dymbëdhjetë vjet. Griezmann është një tjetër mungesë e jashtëzakonshme në këtë podium, për më të mirin e vitit 2018. Tek Atlético Madrid kuptojnë se gjithçka që Antoine ka fituar në sezonin e kaluar nuk është marrë parasysh nga FIFA.

Sepse lista e sukseseve që francezi ka regjistruar gjatë vitit akademik 2017-2018 është e gjatë. Jo vetëm me fanellën e kuqe e të bardhë, por edhe me Francën. Cristiano Ronaldo, Modric dhe Salah janë në podium të edicionit aktual për çmimin “The Best 2018”.

Related posts

BARAZIM ME TENSIONE/ Ibrahimovic shpëton Milanin nga humbja ndaj Udineses

Delo.autor

“PLESHTI” KËRKON LARGIMIN NGA BARCELONA/ Presidenti i Argjentinës i lutet Messit: Hajde në atdhe, eja tek…

Delo.autor

Shpërthen aktori shkodran/ Vllazni, o zemër! U kalbe nga “zhumilet”…

Sadik.Autor

Leave a Comment