Futboll Premier League Sport

“FRIKA NGA SHQIPONJA”/ Liverpooli i SHQETËSUAR për garancinë e SHAQIRIT në BEOGRAD

Xherdan Shaqiri është sërish në skenë, por jo për festimin e tij me shqiponjë në “Rusi 2018”. Tashmë në zemër të Beogradit me të njëjtin kundërshtar, sërish përballë serbve. Kapriçot e shortit në fazën e grupeve të Champions League e përplasën ekipin e tij të ri, Liverpool me Crvena Zvezda. Drejtori i përgjithshëm i klubit serb Zvezdan Terzić, tha se për Shaqirin do të jetë një presion i jashtëzakonshëm psikologjik, i cili ka të bëjë me begraundin e tij.

Shaqiri u bë një ndër personazhet më të urryer në Serbi, pasi shënoi kundër kombëtares serbe në minutat e fundit të takimit dhe festoi me shqiponjën, e cila simbolizon flamurin shqiptar. Por zyrtarët serb janë shumë të shqetësuar se si do të izolohet Shaqiri në Beograd. Drejtori Terzić, thotë se detyra e serbëve është që të mbrojnë futbollistin zviceran me origjinë shqiptare për të qenë sa më i sigurt gjatë qëndrimit në Serbi.

Historia e politizuar që kaloi çdo lloj imagjinate është ende e freskët në memorien e shqiptarëve dhe jo vetëm. Përleshjet e tifozëve serb me lojtarët e Shqipërisë janë akoma të freskta. Prandaj serbët po marrin masat për një gadishmëri të lartë në ditën e vizitës së yllit shqiptar të Liverpool-it, që është kthyer në makth për serbët.

Related posts

Gjashtë futbollistët shqiptarë të Zvicrës i fusin frikën Serbisë: Do na provokojnë!

Sadik.Autor

E PAPRITUR/ Lëndim i pazakontë, Ronaldo rrezikon të humbasë ndeshjen me Portugalinë

Delo.autor

ËSHTË ZYRTARE/ Seria A shtyn ndeshjet e fundjavës si pasojë e koronavirusit

Delo.autor

Leave a Comment