Futboll Sport

“TRADHTI” në Kombëtare/ AJETI shtang me deklaratën: Dua të jem në dhomë me SHAQIRIN

Ndonëse Arlind Ajeti është një nga lojtarët më të rëndësishëm të Kombëtares sonë, dhe një nga shtyllat e mbrojtjes kuqezi, vëllai i tij i vogël Albian Ajeti ka zgjedhur të luajë me Zvicrën.

Lojtari 21-vjeçar i Basel ka komentuar së fundmi këtë vendim kontrovers të tij, duke thënë se ishte një vendim totalisht personal i tij. Ai shton se këmbënguli së tepërmi për këtë mundësi duke thënë se për këtë vuri në dijeni të parën familjen e tij.

“I mblodha të gjithë dhe u bëra me dije vendimin tim. E kisha menduar gjatë por besoj se është zgjedhja e duhur. Jam shumë i lumtur për debutimin që do bëj me Zvicrën. Shpresoj të jem në një dhomë me Shaqirin në hotel”, deklaroi Ajeti i cili është grumbulluar për herë të parë me Kombëtaren helvete për sfidat e ardhshme në Ligën e Kombeve.

Related posts

Bomba e merkatos: Skuadra kineze ofron 100 mln për Barçën, 150 për sulmuesin katalanas

Isa.Autor

PAS SHKARKIMIT TË EGBO/ Nevil Dede trajneri i ri i Tiranës

Delo.autor

KËRKON PËRFORICIME TË MËDHA/ Barcelona gjen zëvendësuesin e Piques, bën “bingo” me të riun…

Delo.autor

Leave a Comment