Futboll Seria A Sport

Rikthehen Berlusconi dhe Galliani/ Strategët italian duan të blejnë këtë klub

Silvio Berlusconi dhe Adriano Galliani mund t’i kthehen botës së futbollit, pasi janë në bisedime për ta blerë klubin e Monzas. Ish-presidenti i Milanit, në vitin e kaluar e shiti klubin te investuesit kinezë, ndërsa krahu i tij i djathtë e ndoqi në politikë.

Pas mossuksesit në zgjedhjet e fundit të ‘Forza Italia’ duket se ‘Kavalieri’ ka vendosur të kthehet në botën e futbollit. Gazetari i Sky, Peppe Di Stefano, ka thënë se Berlusconi dhe Galliani janë në bisedime për ta blerë klubin nga Serie C, Monza.

81-vjeçari Berlusconi ka qenë president i Milanit nga viti 1986 deri në vitin 2017. Ndërsa gjatë kësaj kohe, 74-vjeçari Galliani ka qenë zëvendës president dhe shef ekzekutiv i Milanit.

Nën kryesimin e dyshes, mes tjerash, Rossonerët i kanë fituar pesë trofe të Ligës së Kampionëve dhe tetë tituj të Serie A.

Related posts

Dështojnë bisedimet me Barin, Ledian Memushaj mbetet i Beneventos

Q.Autor

PAS HUMBJES NDAJ PARTIZANIT/ Shkëmbi: Në futboll gjërat zgjidhen ose me merkato, ose duke u larguar trajneri

Delo.autor

ANGLI-GJERMANI/ Sfida e gjigantëve, mes historisë e dështimit. Ja pikat e dobëta dhe të forta…

Delo.autor

Leave a Comment