Futboll La Liga Sport

Barcelona me sulm të frikshëm/ Katalanasit kanë mesataren e golave më të lartë në Europë

Të dielën Barcelona arriti një sukses spektakolar kundër Hueskës, jo vetëm për rezultatin, por mbi të gjitha edhe për lojën. Mesi ishte një lider në fushë, ndërsa futbollistët si Kutinjo, Rakitiç, Alba, Suarez dhe Dembele treguan një nivel të jashtëzakonshëm mbi të gjitha në aspektin e finalizimit.

Ekipi blaugrana tregoi se ka një forcë të madhe në repartin e sulmit dhe këtë e tregojnë statistikat. Për momentin është ekipi me përqindjen më të lartë të realizueshmërisë së golave. Në 3 ndeshje kanë shënuar 12 herë dhe do të thotë 4 gola për ndeshje. Leo Mesi është golashënuesi i skuadrës me 4 gola, i ndjekur nga Dembele që ka shënuar 2 dhe 1 tjetër në Superkupë. Francezi e ka nisur mjaft mirë këtë sezon dhe prova janë golat. Ndaj Hueskës e gjetën portën për herë të parë të tre, Mesi, Suarez, Dembele. Barcelona “mbretëron” në Europë për golat e shënuar.

sg

Në ligat e mëdha, asnjë ekip nuk ka përqindje më të lartë realizimi. Është e vërtetë që PSG-ja e Nejmarit ka shënuar 13 gola, por ka një ndeshje më shumë. Siti ka gjithashtu një gol më pak se Barcelona, por me një ndeshje më shumë.

Related posts

“JEMI GATI PËR KAZAKISTANIN”/ Amir Abrashi: Humbjen me Lituaninë po e vuajmë akoma

Delo.autor

SPECIALE/ Historia e lojtarit më të besueshëm në futbollin italian: Unë mund të dal në pension por për fat të mirë Parma është…

Sadik.Autor

LIVERPOOL RIKTHEHET NË FUSHË/ Jurgen Klopp tregon emocionet: Si dita e parë e shkollës (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment