Futboll Premier League Sport

RRËFIMI PREKËS/ Ishte momenti më i KEQ në karrierë, mund ta kisha humbur KËMBËN

Lojtari i Mançester Junajtid, Luke Shaw ka pësuar para tre viteve një dëmtim horror gjatë ndeshjes që skuadra e “djajve të kuq” zhvilloi përballë PSV. Mbrojtësi i krahut të majtë pas një ndërhyrje të dhunshme nga një kundërshtar i tij e theu këmbën në dy vende.

Ndërkohë që ai tashmë e kujton atë moment të trishtë madje thotë se edhe mund ta kishte humbur këmbën. Ndërkohë që tani ai është kthyer madje është grumbulluar edhe me ekipin kombëtar të tre luanëve.

“Do t’iu gënjeja nëse do t’iu thosha se nuk mendova të mos luajë më futboll. Kisha shumë probleme më këmbën time dhe ishte momenti më i vështirë në karrierën time. Askush nuk e di, por unë për pak sa nuk e humba këmbën time. Unë nuk e dija këtë gjë deri sa kaluan gjashtë muaj nga lëndimi, kur ma tha mjeku im. Në atë moment, ata donin të dërgonin me aeroplan në spital, dhe nëse do e kishin bërë një gjë të tillë, unë do e kisha humbur këmbën për shkak të grumbullimit të gjakut dhe disa gjërave të tilla.

Tani kam, nuk më pëlqen të flas shumë për këtë gjë, dy shenja në anën e majtë të këmbës sime, ku mjekët u detyruan të ma prenë këmbën për shkak se lëndimi ishte shumë i rëndë. Por, me të vërtetë, nuk shqetësohem më për këtë gjë. Ndihem shumë i fuqishëm dhe tani këmba ime e djathtë është pikërisht siç kishte qenë para lëndimit”.- tha Shaw.

Related posts

SKANDALI/ Eliminimi nga Champions-i dhe humbja ndaj Monakos lënë shenjë, Nejmar paraqitet i dehur në fushë dhe…

F.autor

SFIDA E KUPËS SË SHQIPËRISË ME KASTRIOTIN/ Mema para finales: Nuk fitohet me dëshirë, por me…

Delo.autor

FORMACIONET/ Udinese synon fitoren e parë pas tetë viteve ndaj Juventusit

Isa.Autor

Leave a Comment