Futboll Sport

FYERJE RACISTE NDAJ ISH-LOJTARIT TË CHELSEAT/ Obi Mikel shpërthen “live” në lot (VIDEO)

Ish-futbollisti nigerian i Chelsea, tani pjesë e Trabzonspor në Turqi, kishte qenë në shënjestër të sulmeve raciste në Instagram. Pas ndeshjes së fituar kundër Fenerbahce, dhe folur para kamerave, ai shpërtheu në lot “live”, duke mos mundur t’i përmbajë emocionet. “Racizmi është një strehë për të pafuqishmit dhe injorantët”, – nënvizoi klubi i tij, duke reaguar ndaj kësaj “flame”, që përdorën tifozët abuzivë të Fenerbahce. Po ashtu, Trabzonspor ka paraqitur një ankesë penale, kur kërkon marrjen e masave ndaj personave përgjegjës të rastit.

Në një deklaratë të lëshuar për mediat, Trabzonspor shkroi: “Racizmi është një strehë për të pafuqishmit dhe injorantët. I dënojmë sulmet raciste kundër lojtarit tonë, Obi Mikel, para dhe gjatë ndeshjes kundër Fenerbahce, dhe sjellim në vëmendjen e publikut se është ngritur një padi penale kundër shkaktarëve”Bashkëlojtari i 32-vjeçarit, Joao Pereira, duke dëgjuar koret raciste ndaj nigerianit, reagoi në rrjetet sociale:

Është e trishtueshme dhe e papranueshme që në vitin 2020, ne akoma po përballemi me akte racizmi dhe mosrespektimi si këto. Futbolli është shumë më i madh se njerëzit e vegjël, që fshihen pas këtyre veprimeve. Vërtet për të ardhur keq!” Vetë Obi Mikel, në mesazhin pas ndeshjes për mbështetësit e tij, nuk e mor fare me këtë temë: “Fitore e madhe sonte, falë frymës së mahnitshme të ekipit. Faleminderit tifozëve tanë të mrekullueshëm!” Telesport

Related posts

Të paprekshmit tek Barcelona/ Suarez “digjet” për 1 minutë, Dembele lë pas Rakitic

Isa.Autor

PREMIER LEAGUE/ West Ham prezanton blerjen e parë të Pellegrinit

Sadik.Autor

FLAMURTARI-TIRANA/ Halili takim me skuadrën, ja çfarë i kërkoi presidenti lojtarëve “Bardheblu”

Delo.autor

Leave a Comment