Futboll Sport

PADIA NGA PANUÇI/ Reagon Nishani: Ja çfarë do të bëj për këtë

Një pjesë e mirë e futbollistëve të Kombëtares shqiptare që drejton sot Panuçi kanë firmën e Bujar Nishanit në dekretin për pajisjen me pasaportë. Por, kjo nuk ka ndodhur vetëm në kombëtaren e madhe, por edhe në ato të moshave. Ish-presidenti i Republikës së Shqipërisë ka qenë gjithnjë i gatshëm, që jo vetëm të ishte pranë Kombëtares, por edhe të evitonte çdolloj zvarritje burokratike. Përtej kësaj, ai nuk e ka fshehur asnjëherë se është tifoz i thekur i kuqezinjve.

REAGIMI I NISHANIT

Gazeta “Panorama Sport” kontaktoi dje me ish-presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishanin. Ai dha një përgjigje formale, por me mesazh të qartë për Panuçin: “Nuk e kam lexuar padinë dhe nuk më thotë gjë njoftimi që është publikuar në media.Megjithatë, unë do ta ndjek padinë dhe procesin gjyqësor”, deklaroi ish-kreu i shtetit për gazetën.

Related posts

Tirana shpërdoron pa fund, Kamza tregohet pragmatiste dhe kalon në avantazh

Isa.Autor

Real Madrid kalon natën në Miami, në krah të… ëndrrës

Sadik.Autor

WANDA NARA NUK HEQ DORË/ “Frikëson” Interin me mesazhin e radhës (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment