Futboll Kombëtarja Sport

“Arkitekti” i fitores me Izraelin/ De Biazi në Tiranë, por shtyn vizitën me Kombëtaren

Sot ka mbërritur në Shqipëri për të qenë afër Kombëtares në ndeshjen ndaj Izraelit ish-trajneri kuqezi, Xhani De Biazi. Ky i fundit pritej që gjatë së mërkurës pasdite të bënte një vizitë edhe në rezidencën e Kombëtares në Durrës, por në momentet e fundit ndryshoi axhendën.

Sipas të gjitha gjasave, takimi i De Biazit me trajnerin Panuçi dhe futbollistët do të bëhet sot në stërvitjen e fundit në stadium, në prag të takimit me Izraelin. De Biazi ka se çfarë t’u thotë lojtarëve që ka drejtuar, e për më tepër Panuçit, pasi e ka thyer Izraelin 0-3 në eliminatoret e fundit.

Si për ironi, Panuçi i zuri vendin menjëherë pas asaj fitoreje të thellë të kuqezinjve në transfertë, nga ku De Biazi dha dorëheqjen. Nesër kuqezinjtë do të luajnë me Izraelin për Ligën e Kombeve.

Related posts

​Milan eliminon Interin nga Coppa Italia, kalon në gjysmëfinale

Q.Autor

Ekzekuton goditjet nga çdo pozitë, Ederson është padyshim diamanti në portën e Cityt

Q.Autor

ISH-TRAJNERI I MAN UNITED/ Van Gaal parashikon: Ju tregoj ekipin që mund të fitojë Premier Leaguen…

Delo.autor

Leave a Comment