Futboll Seria A Sport

Holandë-Peru/ Koeman mund t’i bëjë një “dhuratë” Spallettit (DETAJE)

Wesley Sneijder do të përshëndesë kombëtaren holandeze dhe tifoxët në miqësoren që “Oranje” do të luajnë mbrëmjen e sotme kundër Perusë.

Ish-mesfushori i Inter do të veshë për herën e 134-t dhe të fundin fanellën e përfaqësueses. Ndërkohë, trajneri Koeman mund të vendosë të lërë në stol De Vrij dhe të aktivizojë De Ligt nga minuta e parë.

Një lajm ky që, nëse konfirmohet, do të lumturonte trajnerin e Inter, Luciano Spalletti. Në fakt, pas ndeshjeve të kombëtareve, zikaltrit i pret një “tour de force” mes kampionatit dhe Champions-it.

Milanezët do të luajnë një ndeshje çdo tri ditë deri 7 tetorin e ardhshëm dhe do të jetë e rëndësishme që të gjithë lojtarët të jenë në maksimumin e formës.

Related posts

“ÇMENDET” LIVERPOOL NË MERKATO/ Klopp kërkon në ekip sulmuesin e “Katalanasve”…

Delo.autor

Deulofeu dëshiron Interin, por Barça e lejon vetëm nëse vjen Coutinho

Q.Autor

MOTO GP/ Marquez i pari në Barcelonë, përfiton nga aksidenti i Lorenzos

Delo.autor

Leave a Comment