Futboll Premier League Sport

PRAPASKENA/ Zbulohet arsyeja përse MODRIC nuk FIRMOSI me Man City

Manchester City u përpoq që të nënshkruante me Luka Modric për vetëm 10 milionë paund në vitin 2008-të, por akordi nuk u arrit. Një shifër e madhe në atë kohë për kampionët e Premier League. Ish-sekretari i klubit të Manchester City-t, Bernanrd Halford zbuloi për median kontaktet që kishin pasur me Dinamon e Zagrebit për të marrë shërbimet e mesfushorit.

“Qytetarët” patën shfaqur interes për Modric dhe ish-shokun e tij të skuadrës te Dinamo Zagreb, mesfushorin tjetër, Vedran Corluka, i cili nënshrkoi me Manchesterin në vitin 2007-të. Ky i fundit, siç shkruan “The Sun”, i kërkoi gjigantëve anglezë që të vazhdonin marrëveshjen për të sjellë Modric në “Etihad”. Por, fondet nuk ishin të mjaftueshme për të sjellë Modric në Angli.

Halford, i cili tani është president në Etihad, tha: “Kur Dr Shinawatra ishte këtu ne mund të kishim nënshkruar me Modric. Shinaëatra ishte shumë entuziast – ai erdhi tek unë për të më thënë se ishim gati të bënim një nënshkrim të madh, se do të afronim një nga lojtarët më të mirë në botë, dhe kush ishte ai. Bëhej fjalë për Modric, por paratë nuk mundëm t’i kishim në kohë, pasi patëm probleme në Tajlandë. Ai erdhi tek unë në ditën e parë të sezonit për të më thënë se duhej të jepte dorëheqje dhe kështu që nuk e morëm Modriç. Do të ishte i yni për 10 milionë paund, ndërsa tani është në garë për Topin e Artë”- përfundoi ai.

Modric në vend të kësaj u bashkua me Tottenhamin, ashtu si Corluka një vit më pas, për rreth 16.5 milionë paund në 2008-ën.

Related posts

“MBRETËRESHA E PROVOKIMIT”/ Fotot e fundit të Wanda Narës janë thjeshtë… “bombë”

F.autor

Para vendimit nga FIFA/ Shaqiri e Xhaka marrin MBËSHTETJE nga e gjithë bota

Isa.Autor

PO BËHET VIRALE/ Kampioni olimpik kapet nga kamera duke bërë punime me grep në shkallët e stadiumit (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment