Futboll Sport

LIGA E KOMBEVE/ Izraeli drejt Elbasanit, bllokohen RREPTËSISHT rrugët e Tiranës

Nesër nis dhe Liga e Kombeve për Shqipërinë dhe shorti i vendosi kuqezinjtë që të ndeshen me Izraelin që në sfidën hapëse. Si gjithnjë përfaqësuese e Izraelit është “problematike” dhe kërkon që të ketë masa të rrepta për të garantuar sigurinë e futbollistëve të tyre.

Siç ndodh gjithnjë miqtë kanë udhëtuar sot drejt Elbasanit, ku do të zhvillojnë seancën e fundit stërvitore para ndeshjes si dhe konferencën për shtyp. Udhëtimi i izraelitëve ka qenë i “blinduar” pasi për kalimin e tyre janë bllokuar të gjitha asket, për pak minuta, për t’u krijuar një lëvizje të shpejtë. Po ashtu autobuzi i Izraelit është shoqëruar nga një numër i madh forcash policie.

Edhe për ndeshjen e nesërme pritet që të ketë masa shumë të rrepta, por dhe një herë tjetër duhet theksuar se në ambientet e brendshme të stadiumit “Elbasan Arena” nuk do të ketë forca policie, por vetëm stjuart, siç është e parashikuar dhe në ligj.

Related posts

Cassano: Buffon mund të luajë deri në moshën 45 vjeçare

Q.Autor

NË IZOLIM PREJ KORONAVIRUSIT/ Zenit zgjedh ish-lojtarin e Barcelonës më të mirin e muajit dhe ia dërgon çmimin me… (VIDEO)

Delo.autor

MANCHESTER CITY I PAPËRMBAJTSHËM/ Pas një aksioni model, Foden ndëshkon Brighton me një “PERLË” (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment