Futboll Sport

Trajneri i Argjentinës/ MESSI nuk duhet bezdisur, ja kur vendoset rikthimi i tij

Trajneri i komanduar në krye të përfaqësueses së Argjentinës, Lionel Scaloni ka deklaruar se Albicelestet duhet të lënë të letë Lionel Messi dhe të mos ushtrojnë presion mbi “Pleshtin” me pretendimin që të rikthehet sa më shpejt në kombëtare.

Messi nuk është grumbulluar në ekipin përfaqësues të Argjentinës për dy ndeshjet e radhës ndaj Guatemala dhe Kolumbisë, dhe e ardhmja e tij është e paqartë. Scaloni ka pranuar se ekipit i mungon Messi, por në lidhje me të ardhmen mund të flitet vetëm pasi të emërohet pasuesi i vërtetë i Jorge Sampaoli.

“Na mungon ai. Por duhet ta lëmë rehat. Ai duhet të shijojë familjen e tij, jetën e tij. Më pas të shohim se çfarë ndodh. Vetëm pasi të kemi një projekt, një emër trajneri përfundimtar, atëherë do të shohim se çfarë mendon Leo Messi”, deklaroi Lionel Scaloni, në cilësinë e trajnerit të emergjencës së Argjentinës, i cituar nga TyC Sports.

Related posts

106 VJETORI I PAVARËSISË/ Djemtë e Arsenalit urojnë Shqipërinë në mënyra të veçanta (FOTO)

Isa.Autor

POSTON FOTON PREKËSE NË ’97 DHE SOT/ Jurgen Klopp: Çfarë është futbolli pa Kosovën…

Delo.autor

MERKATO E BUJSHME/ Ndizet gara për Pogba, marrëveshje verbale dhe goditje me kosto zero

Delo.autor

Leave a Comment