Futboll Sport

KOMBËTARJA U-21/ Pëson tre gola në Spanjë, Shqipëria konfirmon momentin E KEQ

Përfaqësuesja U-21 e Shqipërisë është mundur mbrëmjen e të enjtes nga Spanja me rezultatin 3-0, në takimin e tetë të vlefshëm për Grupin 2, në kualifikueset të Kampionatit Europian për 21vjeçarët. Kjo në transfertë ndaj Spanjës ishte disfata e tretë radhazi për kuqezinjtë në këtë fushatë kualifikuese që i është drejtuar fundit të dështuar. Pas tetë ndeshjesh, Shqipëria numëron vetëm 6 pikë dhe renditet në vendin e pestë në Grupin 2, për të lënë pas vetëm Estoninë që ka vetëm 1 pikë. Nga ana tjetër, përfaqësuesja e Spanjës ka siguruar prej kohësh kualifikimin, pasi kryeson e vetme grupin në kuotën e 21 pikëve në 7 ndeshje, plot 9 pikë më shumë se Sllovakia e vendit të dytë.

Kuqezinjtë u ndëshkuan që në fillim të takimit, teksa në minutën e 5’-të ishte Oyarzabal ai që kaloi Spanjën në avantazh. Një epërsi e pacënuar kjo e spanjollëve, të cilëtë në pjesën e dytë, në minutën e 56’ kanë dyfishuar shifrat me Mayoral. Sikur të mos mjaftonte, spanjollët kanë ndëshkuar portën kuqezi edhe në minutën e dytë shtesë, për të sigluar rezultatin final në shifrat 3-0. Pas kësaj fitore, Spanja ka vendosur rekordin në këto kualifikuese, teksa bashkë me Francën në Grupin 9 mban pikë të plota, me shtatë fitore në po aq ndeshje.

U-21/Spanjë-Shqipëri 3-0

Shënues: Oyarzabal 5’, Mayoral 56’, Mir 90’+2

Related posts

DUA TË JEM I SINQERTË”/ Ancelotti: James Rodriguez më pëlqen shumë si lojtar, por…

Delo.autor

FORMULA 1/ Mercedes kërcënon Red Bull: Dy tituj ose asnjë, në Abu Dhabi për fitore

Delo.autor

DITA E SË VËRTETËS/ Milani përballet sërish me UEFA-n

Isa.Autor

Leave a Comment