Futboll Seria A Sport

TRONDITET INTERI/ Refuzon rinovimin e kontratës, “YLLI” I ZIKALTËRVE kërkon rritje ROGE ose…

Po diskutohet, por për momentin nuk ka asnjë marrëveshje. Milan Skriniar nuk është aq pranë rinovimit me Inter-in, pasi negociatat e filluar disa muaj më parë kanë ngecur. Pretendimet – siç shkruan La Gazzetta dello Sport – janë shumë të ndryshme dhe të dyja palët janë të vetëdijshme se duhet akoma punë. Mbrojtësi sllovak u transferua verën e kaluar nga Sampdoria, dhe kontrata i skadon në vitin 2022, dhe për këtë arsye nuk ka arsye që të nguten.

Në fund të sezonit të kaluar, drejtuesit zikaltër dhe agjenti i lojtarit, Karol Csonto, zhvilluan një takim: klubi zikaltër nuk dëshiron ta humbasë sllovakun, duk i ofruar 2.5 milion euro , 50% më shumë se sa përfiton aktualisht. Propozim shumë i ulët, sipas agjentit, jo në përputhje me pritshmëritë e mbrojtësit, i cili synon një minimum prej 3 milion eurosh. Për momentin nuk ka arsye për t’u shqetësuar, por kujdes rrezikun nga jashtë: këtë vit tentoi Manchester United, por verën e ardhshme mund të tentojnë edhe klube të tjera.

Related posts

KORONAVIRUSI BËN NAMIN NË ITALI/ Trajneri i njohur i Serisë A infektohet me Covid-19

Delo.autor

PAS NDERIMIT NË DUBAI/ Deschamps i tregon rrugën Italisë dhe “VOTON” për Juventusin

Delo.autor

SUPERIORJA/ Bylisi mposht Skënderbeun, korçarët dorëzohen në minutat e fundit

Delo.autor

Leave a Comment