Futboll Sport

Porta lë në mendime Panuccin, italiani vendos për titullarët anti-Izrael

Sot, kombëtarja shqiptare do të përballet me përfaqësuesen e Izraelit, ndeshje e vlefshme për Ligën e Kombeve. Ky takim do të luhet në orën 20:45, në stadiumin “Elbasan Arena” dhe pritet me interes paraqitja e kuqezinjve në fushën e blertë.

Ndërkohë, paraditen e sotme, kuqezinjtë kanë zhvilluar një seancë stërvitore 30-minutëshe. Trajneri Christian Panucci ende s’e ka bërë publik formacionin zyrtar, por gjasat janë që në fushën e blertë kuqezinjtë të zbresin me këtë 11-she titullare: Strakosha, Hysaj – Binaku – Gjimshiti – Veseli, Basha – Memushaj – Xhaka, Gavazaj – Hyka, Guri.

Duhet thënë që në portë nuk është vendosur akoma përfundimisht se kush do të mbrojë katërkëndëshin kuqezi, pasi në balotazh janë Strakosha dhe Berisha.

Related posts

E FUNDIT/ Ylli i Juventus me Covid-19, “Euro 2020” rrezikon të mbyllet pa filluar ende

Delo.autor

LIVE/ Starton sfida Sampdoria-Inter

Delo.autor

KORONAVIRUSI/ Wimbledon u anullua, organizatorët japin 10 milionë stërlina premio për tenistët

Delo.autor

Leave a Comment