Futboll Premier League Sport

Trajneri, lojtari dhe goli i muajit: Premier League shpërndan çmimet e gushtit

Ylli i Tottenha, Lucas Moura, ka fituar çmimin e Lojtari të Muajit për muajin gusht pas tre golave të shënuar në po kaq ndeshje, duke përfshirë këtu edhe dy realizimet në fitoren 3-0 të marrë nga skuadra e tij në fushën e Manchester United.

View image on Twitter

Braziliani ka fituar garën me Marcos Alonso të Chelsea, portierin e Cardiff, Neil Etheridge, dyshen e Liverpool, Sadio Mane me Virg van Dijk, mbrojtësin e majtë të City-it, Benjamin Mendy dhe lojtarin e Watford, Roberto Pereyra.

Ndërkohë, trajneri i Watford, Javi Gracia, është zgjedhur Trajneri i Muajit pasi skuadra e tij fitoi të tri ndeshjet e luajtura në gusht, me “Hornets” që kanë fituar edhe takimin e katërt të kampionatit, të luajtur në fillimin e shtatorit

Në fund, mesfushori i Fulham, Jean Michael Seri, ka fituar çmimin e Golit të Muajit. Lojtari i Bregut të Fildishtë ka mposhtur portierin Joe Hart me një goditje nga distanca në minutën e katërt të ndeshjes që skuadra e tij e fitoi 4-2 kundër Ëest Ham.

Related posts

U pensionua nga futbolli ndërkombëtar, FIGC i ofron post drejtues Buffon-it

Sadik.Autor

SËRISH SINJALE NGA PREMIER LEAGUE/ Një tjetër klub kërkon shërbimet e Strakoshës

Delo.autor

“SHPËRTHEN” DYSHJA JESUS-STERLING/ Manchester City-t i mjaftojnë 3 minuta kundër Burnley-t (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment