Kategoria Superiore Shqipëri

Situata e ekipit, Ernest Gjoka bashkëbisedim “online” me tifozët

Pas përfundimit të javës së parë të përgatitjeve në Ulqin, Vllaznia ka gjetur një mënyrë orgjinale për të dhënë “llogari” te tifozët për gjendjen e ekipit. Trajneri Ernest Gjoka do të zhvillojë një bashkëbisedim me tifozët në faqen zyrtare të ekipit në facebook. Këtë gjë e ka bërë të ditur vet klubi me anë të një njoftimi për të gjithë tifozët shkodranë.

“Skuadra e Vllaznisë ditën e djeshme ka mbyllur javën e parë të përgatitjeve në Ulqin dhe tashmë ajo ka filluar të mendojë për sfidat e kampionatit. Pikërisht, për atë se çfarë po ndodh te Vllaznia me përgatitjet, trajneri Ernest Gjoka do të zhvillojë një bashkëbisedim me tifozët e Vllaznisë “online”, këtu në faqen zyrtare të klubit. Për 60 minuta me rradhë, ai do t’i përgjigjet të gjitha pyetjeve që tifozët do të bëjnë. Për përgatitjet, për merkaton dhe për shumë tema të tjera që ato mendojnë. Kjo do të ndodhë nga ora 18.00 deri në orën 19.00. Por, ju të nderuar tifozë të Vllaznisë mund të filloni që nga ky moment, të shkruani këtu më poshtë pyetjet tuaja në adresë të trajnerit. Profesor Gjoka do t’u kthejë të gjithëve përgjigje në 60 minutat për të cilat ai do jetë në dispozicionin tuaj”

Related posts

“DUAM TË FITOJMË NË TRANSFERTË”/ Trajneri Daja: Ndaj Vllaznisë nuk është ndeshje revanshi

Delo.autor

HISTORIA E KUPËS SË DËSHTUAR NË 2017/ Tirana tani mund t’i kthejë “borxhin” Kukësit

Delo.autor

BUSHI GJEN NJË MBROJTËS NË HOLANDË/ Ja cili është lojtari që do t’i bashkohet Shqipërisë U-21…

Delo.autor

Leave a Comment