Futboll Sport

LEGJENDA E ANGLISË/ TERRY nuk ka ndërmend të tërhiqet, transferohet në Rusi

Ndonëse po i afrohet të 38-ave, John Terry nuk ka ndërmend të ndalet dhe të varë këpucët në gozhdë, pasi e ndjen se ka ende për t’i dhënë sportit të jetës së tij, futbollit. Kështu pasi mbylli një sezon me Aston Villën në Premiership, ish kapiteni dhe legjenda e Chelseat ka nënshkruar sot me skuadrën ruse të Spartakut të Moskës.

Qendërmbrojtësi ka mbërritur paraditen e sotme në kryeqytetin italian, Romë, ku po i nënshtrohet testeve mjekësore dhe nëse çdo gjë shkon mirë, atëherë do të nënshkruajë për një vit me moskovitët.

Aktualisht John Terry është një lojtar i lirë dhe mund të nënshkruajë me cilëndo skuadër, ndonëse merkatoja është e mbyllur, ndërsa gjatë ditës së enjte mediat britanike raportuan edhe për një interes të Jose Mourinhos ndaj tij.

Related posts

MBROJTËSI BRAZILIAN U DËMTUA NË STËRVITJE/ Titullari i Juventus 1 muaj jashtë fushave, “Djajtë e Kuq” i bëjnë ofertë

Delo.autor

ISH-PRESIDENTI I “LOS BLANCOS”/ Ramon Calderon zbulon: Arsyeja e largimit të Ronaldos ishte…

Delo.autor

TER STEGEN NJË “PËRBINDËSH”/ “Gardiani” pret 11-metërshin dhe shpëton Barcelonën! (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment