Futboll Sport

Me qeleshe dhe flamuj kuq e zi/ Shqiptarët kryesojnë garën ndërkombëtare të motorëve në Austri

Shqiptarët kanë kryesuar paradën më të madhe ndërkombëtare të motoristëve e cila mbahet në Vilach, Austri. Të veshur me kostume kombëtare, me xhamadanë, nën sfondin e këngëve patriotike, shqiptarët kanë valëvitur flamurin kuq e zi.

Takimi më i madh i motoristëve në Europë prej tre ditësh po zhvillohet në Austri. Parada e motoristëve mbahet çdo vit në qytetin Vilach. Të pranishëm kanë qenë të gjithë shtetet e botës, dhe nuk ka munguar as Shqipëria. Vendi ynë është përfaqësuar nga grupe të ndryshme ndër to edhe grupi “Shqiponjat e rrugës”.

Ajo që është vënë re nga postimet e bëra në rrjetet sociale nga të pranishmit është se nuk kanë munguar as simbolet komëbtare shqiptare, të cilët kanë kryesuar vendin. Të veshur me kostume kombëtare, me xhamadanë, shqiptarët kanë valëvitur flamurin kuq e zi në mes të Austrisë. Në sfond dëgjohen gjithashtu edhe këngë patriotike si “Xhamadani vija vija” apo edhe “Kuq e zi”.

Related posts

Pas disfatës së Manchester Cityt, kjo është skuadra e cila nuk ka asnjë humbje këtë sezon

Q.Autor

FITOI VENDIN E TITULLARIT TEK BARCELONA/ De Jong premton: Do të rritem çdo ditë që…

Delo.autor

LIVE/ Tirana-Laçi, Dëmtohet Ngo tek bardheblutë. Ja kë hedh trajneri Xhafa në fushë

Delo.autor

Leave a Comment