Futboll I pakategorizuar Sport

EKSKLUZIVE/ Elvis PRENÇI: E ardhmja ime tek ekipi RUMUN. Në Shqipëri mungojnë terrenet SPORTIVE dhe…

Përtej garës në Futbollin Shqiptarë ku pjesë më e madhe e lojtarëve tanë preferojnë të aktivizohen këtu, ka edhe nga ato futbollistë të cilët dëshirojnë ta vijojnë karrierën në futbollin Europian. I tillë është fati i mbrojtësit Elvis Prençi.

Lojtari i ritur dhe krijuar tek Tirana, ku provoi të vishte edhe fanellën e Kukësit, Partizanit dhe Lushnjës është transferuar në futbollin Rumun tek ekipi i Farul Konstantas. 25 vjeçari që ka veshur edhe fanellën e kombëtares kuqezi në një intervistë ekskluzive për AlpeNews.al flet mbi aventurën e re dhe aktualitetin e futbollit shqiptar.

INTERVISTA E PLOTË:

1-Prenci, keni luajtur me ekipet më prestigjoze në Shqipëri duke qenë një protagonist absolut. Çfarë iu tërhoqi të vijoni karrierën në Ruanani tek skuadra e Farul Konstanta?

Të luash jashtë Shqipërisë është një ëndërr për çdo lojtar të superligës pasi kushtet dhe parametrat sportiv janë më cilësor. Menjëherë që u njoftova mbi ofertën nga klubi romun i Farul Konstanta, nuk u mendova dy herë por pranova të bëja këtë kapërcim në karrierë.

2- Si kontaktuat me klubin Romun pasi keni patur edhe probleme me qëndrimi atje?

Sa i takon kontakteve me klubi tim të ardhshëm u kryen nga menaxheri im Franc Bode i cili u mor me pjesën e kontratës. Klubi i Farulit kishte marr informacione për mua dhe dorzuan kërkesën për transferim tim.

3- Na zbuloni diçka në lidhje me kontratën dhe kur mund të debutoni në me Farul Konstanta?

Të jemë i sinqertë, e pres me padurim këtë eksperincë e cila shpresoj të jetë e sukseshme. Pasi hodha firmën zyrtare në kontratë prisja debutimin në kupë, por në bazë të disa rregullave të shtetin ballkanas dhe federatës rumune, më parë u duhej leja e qëndrimit më pas fillon aktivizimi ose federimi. Procedura që kanë nisur tashmë dhe priten të zgjasin 40 ditë.

4- U larguat përkohsishtë nga futbolli shqiptar apo dëshiron që një ditë mund të jeni sërisht pjesë e Superiores?

Kurrë mos thuaj kurrë. Unë aktualisht jam 25 vjeç dhe asnjëherë nuk i dihet si mund të shkojë rrjedha e karrierës time. Ka ekipe që në shqipëri do ishte luks të luaje dhe disa prej të cilave kam luajtur.

5- Tashmë që nuk je më lojtarë aktiv në Shqipëri. Çfarë opinion keni mbi situatën në futbollin tonë?

Futbolli në shqipëri ka bër progres të lartë sa i takon disa kritereve që lidhen drejpërdrejtë me cilësinë por ka ende shumë punë për të bërë si terrenet sportive apo gjykimi.

6- Sezoni i ri ka nisur, kë shikoni si favorit për të fituar titullin ne Shqipëri?

Ky sezon është një sezon më spektakolar pasi nuk kemi më një Skëndërbe super favorit i cili prej disa vitesh me meritë e vrau konkurrencën e Superligës. Këtë vit kalendarik sa i takon fatit të titullit kampion në luftë janë edhe Flamurtari, Kukësi dhe Partizani. Kjo gjithmonë në saj të traditës dhe merkatos që kanë zhvilluar.

Përgatiti:AlpeNews.al

Related posts

LA LIGA/ Ronaldo refuzon rinovimin me Real Madrid

Sadik.Autor

Golden State në pritje të Curry, trajneri: Rikthehet në fazën gjysmëfinale

Sadik.Autor

U NDAL TEK ÇËSHTJA E MOMENTIT TË NEYMAR/ Flet Gerard Pique: Do të isha…

Delo.autor

Leave a Comment