Kategoria Superiore Shqipëri

Zbardhen prapaskenat/ Flamurtari planifikoi të transferonte 2 futbollistët e Kombëtares

Dy lojtarët e Kombëtares shqiptare, Ledian Memushaj dhe naser Aliji, duket se kanë qenë pengjet e Sinan Idrizit për këtë afat kalimtar të dimrit

Por, pavarësisht kësaj, administratori i Flamurtarit nuk përjashton edhe një ndërhyrje të fundit në merkato. Ai shprehet se po punohet për një supergoditje.

“Mund të bëjmë edhe një ndërhyrje të minutës së fundit në merkato. Po punojmë dhe mund të jetë një supergoditje. Nëse kemi shansin që ta sjellim në Vlorë, do të jetë sukses, shkruan Panorama Sport.

Kemi një lojtar që ka luajtur në Champions dhe që u afrua në këtë merkato, ai është Muarem, kështu është edhe lojtari që kemi në plan” ka sqaruar Idrizi që kërkon t’i plotësojë trajnerit Duro çdo dëshirë për të vënë nën urdhrat e tij lojtarë sa më shumë cilësorë.

Edhe pse, ky i fundit ka kërkuar nga ana e klubit që të mos bëhen shpenzime të mëdha në afrimin e lojtarëve. Duro e ka zhvendosur merkaton kryesisht në kampionatin maqedonas, të cilin e njeh mirë që nga periudha kur drejtonte Shkëndijën e Tetovës.

Related posts

E BUJSHME/ GEGA bëri “bllofin”, trajneri vendos përfundimisht për Alban HOXHËN

Isa.Autor

TIRANA-TEUTA/ Falë gafës së rëndë e portierit Frashëri, Ngoo rihap sfidën (VIDEO)

Delo.autor

PLAS TEK MAQEDONIA E VERIUT/ Pandev sulmon drejtuesit shqiptarë: Njerëz anti-futboll, nuk na uruan kur fituam me…

Delo.autor

Leave a Comment