Futboll Seria A Sport

BLINDOHET MBROJTËSI/ Pasi e detyroi të qëndronte, Juventus i propozon rinovimin…

Pasi është mbyllur prej disa javësh merkato, Juventus ka nisur të mendojë dhe të punojë për rinovimin e kontratave të disa futbollistëve, sidomos ata që janë titullar te skuadra e Max Allegri.

Në tavolinën e drejtorit sportiv Beppe Marotta është edhe kontrata e re e Alex Sandro, që duhet t’i jap futbollist brazilian një rritje të pagës, pasi klubi bardhezi hodhi poshtë ofertat e Paris SG dhe Manchester United, që i ofronin futbollistit më shumë para sesa merr në Torino.

Sipas asaj që bën të ditur “Tuttosport”, mbrojtësi i majtë do të zgjasë bashkëpunimin me Juventus deri në vitin 2023 dhe me kontratën e re do të marrë 4 milionë euro.

Related posts

PLAS TEK LIVERPOOLI/ SALAH NUK FESTON golin e Firminos, ekspertët mendojnë se…

Isa.Autor

RAKITIC I MËNJANUAR/ Gruaja e mesfushorit ‘shpërthen’ kundër Barcelonës

F.autor

Dëshira e madhe e Barcelonës në mbrojtje është talenti ri francez

Sadik.Autor

Leave a Comment