Futboll Seria A Sport

EFEKTI GALLIANI/ Monza transferon ish-sulmuesin që fitoi Championsin me MILANIN

Në pritje të konfirmimit rreth ndryshimit të pronësisë, me Silvio Berlusconi-n dhe Adriano Galliani-n të gatshëm për të marrë drejtimin, bëhen të ditur lojtarët që do përbëjnë Monza-n e re. Skuadra, që aktualisht është ende në pronësi të Nicola Colombo, mund të përjetojë së shpejti një fillim të ri nën drejtimin e dy ish-Milanistëve. Kjo është arsyeja pse, po mendohet që tani për emrat që mund ta rilindin ekipin.

Sipas asaj që raporton QS, emri i preferuar për Monza-n e re mund të jetë ai i kampionit të botës Alberto Gilardino. Berlusconi dhe Galliani, në marrëdhënie të shkëlqyera me sulmuesin, mund të sjellin menjëherë një lojtar të nivelit më të lartë ndërkombëtar për rilindjen e klubit. Deri tani është vetëm një hipotezë, por nuk duhet përjashtuar plotësisht po të marrim parasysh situatën aktuale të bomberit: lojtari i lindur në vitin 1982, në fakt, është aktualisht pa ekip, pas aventurës të fundit me ekipin e Spezia-s dhe do ta mirëpriste ofertën, për ta rinisur nga një ekip me ambicie si Monza.

Related posts

Trajneri i Lazios, Inzaghi: Milinkovic-Savic mund të bëhet më i mirë se Pogba

Delo.autor

“NDESHJA? MË PËLQEU SHUMË SJELLJA E SKUADRËS”/ Edi Reja: Luajmë shumë mirë në pjesën mbrojtëse, por…

Delo.autor

BUNDESLIGA/ Triumfojnë bindshëm Bayern dhe Dortmund, “roboti” Haaland thyen rekord

Delo.autor

Leave a Comment