Futboll Premier League Sport

SHKËLQEU NË BOTËROR/ Legjenda e Brazilit: Ai mund të jetë Kante i Arsenal

Lucas Torreira mund të jetë N’Golo Kante i Arsenal, sipas ish-lojtarit të Topçinjve Gilberto Silva.

Arsenal ka kohë që është në kërkim të soliditetit që sillte Gilberto mes 2003 dhe 2008, një periudhë ku braziliani fitoi një titull në Premier League dhe dy FA Cup, dhe kjo është arsyeja pse trajneri i ri Unai Emery ka blerë Torreira-n për 30 mln euro nga Sampdoria.

“A mund të ketë të njëjtin impakt si Kante? Shpresoj që po,” shprehet braziliani për Standard Sport. “Premier League nuk është e lehtë. Duhet të punosh fort për tu konsideruar një lojtar klasi dhe këtë gjë duhet ta bësh sezon pas sezoni.

“Por ai ka potencial. Këtë e kemi parë edhe në Kupën e Botës, ku bëri një punë të mirë tek Uruguai. E kam parë me vëmendje në Botëror, dhe luajti shumë mirë. Ai e luan ndeshjen me thjeshtësi të madhe dhe kjo i bën gjërat më të thjeshta për të.

“Mesfuhsori që qëndron përpara mbrojtjes ka një punë të vështirë, jo të gjithë duan ta bëjnë, por Torreira po.”

Related posts

Napoli në kërkim të një mbrojtësi, ‘piketohet’ ish futbollisti i Milan

Q.Autor

NJË SKANDAL TJETËR GODET FRANCËN/ I përfshirë edhe Griezmann, Dembele tallet me japonezët: Shiko çfarë fytyra të shëmtuara kanë (VIDEO)

Delo.autor

NGA HUMBJA NDAJ PORTOS TEK KUALIFIKIMI/ Pioli: Duhet të besojmë. E lehtë të thuhet e më vështirë të bëhet

Delo.autor

Leave a Comment